Kosova
Tjetër kompani nga Belgjika ka eksportuar mish të prishur në Kosovë
Gushtin e vitit të kaluar, një sasi mishin prej 20 tonësh me etiketat e firmës “Vanlommel” është sekuestruar në kufirin e Kosovës, sepse mishi të destinuar për Kosovë i kishte skaduar afati i përdorimit
Skandali i mishit të prishur nga Belgjika në Kosovë, ka bërë bujë në mediat belge, që vazhdojnë të raportojnë për këtë skandal.
Mediat belge, raportojnë se nuk është vetëm kompania “Veviba” nga Bastogne, që ka dërguar mish të prishur në Kosovë, por edhe një tjetër, përcjell albinfo.ch.
Transportuesi belg “RTBF” ka raportuar se edhe kompania “Vanlommel” nga Herentals ka eksportuar mish të prishur.
Megjithatë, sipas kompanisë belge, ky ka qenë vetëm një gabim njerëzor. Gushtin e vitit të kaluar, një sasi mishin prej 20 tonësh me etiketat e firmës “Vanlommel” është sekuestruar në kufirin e Kosovës, sepse mishi të destinuar për Kosovë i kishte skaduar afati i përdorimit.
“Sërish mish nga Belgjika, dhe sërish njoftuam FASFC-në (Agjencia Federale për siguri në ushqim) dhe shkatërruam tërë sasinë e mishit në mënyrë që të mos arrinte tek konsumatori kosovar”, ka thënë një zëdhënës i Agjencisë Kosovare për Siguri në Ushqim për RTBF-në.
Drejtori komercial i “Vanlommel”, Johan Heylen, ka thënë se kjo ka qenë thjeshtë një gabim njerëzor. “Ne natyrisht se e kemi rimbursuar konsumatorin për kostot e shkaktuara. Autoritetet kosovare e kanë vënë re atë në kufi. Ne e kemi marrë përgjegjësinë tonë. Kjo s’ka të bëjë me mashtrim. Etiketat ishin të sakta, por është e vërtetë se mishit i kishte skaduar afati për tre javë, për mishin e ngrirë, i cili normalisht ka jetëgjatësi deri në 2 vjet, por atij i kishte skaduar për 3 javë”, ka deklaruar Heylen, transmeton Koha.net.
Ditë më parë, mediat belge zbuluan një skandal të mishit të prishur i cili, ndonëse në masë të vogël, ishte shitur edhe në tregun vendës. Kryesisht, mishi i prishur kishte pasur për destinacion eksportin, dhe pjesë e këtij eksporti ishte edhe Kosova.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C












