Kuriozitete
TikTok-u krijon aplikacion për aplikim për punë përmes tij
Janë më shumë se 30 kompani të regjistruara deri më tani për të pranuar rezyme për pilotin, i cili do të zgjasë deri më 31 korrik
TikTok-u është duke testuar një aplikacion, i cili u mundëson përdoruesve të tij që të aplikojnë për punë, direkt me një përmbledhje në formë videoje, në kompanitë si Chipotle, Targer dhe Shopify.
Programi i quajtur “TikTok Resumes” buron nga përmbajtja që është shfaqur organikisht në platformë, si #CareerTok, dhe iniciativat e qëllimshme të kompanisë për të ndikuar te studentët e kolegjit dhe përdoruesit e rinj. Janë më shumë se 30 kompani të regjistruara deri më tani për të pranuar rezyme për pilotin, i cili do të zgjasë deri më 31 korrik.
Përdoruesit do të duhet të krijojnë një përmbledhje, ta postojnë si video në TikTok dhe pastaj ta dërgojnë atë te punëkërkuesit, përmes aplikacionit.
Kompanitë si Target, Chipotle, Sweetgreen dhe Great Clips po e përdorin platformën për të gjetur punonjës të nivelit të fillestar për të punuar në dyqane dhe depo.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












