Opinione
Tifozët “Kuq e Zi” – shembull i tifozerisë

UEFA ka dënuar pothujase çdo kombëtare që ato ose tifozët e tyre kanë rënë ndesh me rregullat e tyre.
FSHF-ja është dënuar me 85 mijë € për të gjitha ndeshjet ku ka pasur hedhje te gjesendeve (kryesisht gota plastike) në fushë dhe bartja e simboleve (për ta nacionaliste) si UÇK e të tjera.
Pak më tepër se FSHF-ja është dënuar Federata e Futbollit të Zvicrës me 91 mijë € për hedhje të gotave në fushë nga fansat e tyre dhe shfaqjen e simbolit të UÇK-së, këtë të fundit sigurisht ndonje shqiptar që ende nuk e ka të qartë se po deshe ta mbështetësh një kombëtare tjeter, lëri simbolet tua në shtëpi.
Përndryshe, unë jam dëshmitar i të gjitha ndeshjeve të kombëtares të luajtura në Gjermani dhe si pjesë e tifozëve “Kuq e Zi”, mund të them se pjesa dërmuese e tyre janë shembull i tifozerisë.
Ata janë angazhuar gjatë tërë kohës që mos t‘i fishkëllehet asnje hymni. Me Spanjen madje por edhe Italinë e Kroacinë duartrokitjet e para kanë ardhur nga grupi dhe prijësit e tifozëve “Kuq e Zi”.
Mirëpo në mesin e grupit të tifozëve (prapa portes) bashkohen (blejnë bileta) edhe të tjerë që nuk i takojne grupit. Prej tyre ka që shajnë, hedhin gjësende në fushë dhe fishkëllejnë. Ndaj Spanjës hedhja e gjësendeve në fushë ka qenë e turpshme. Unë nuk jam ndjerë fare mirë me ato gjeste. Kam qenë në një pozitë ku në Kosovë thuhet: “Me t‘u dhimbte njeri i huaj prej njerit tond”.
Emblema e UÇK-së apo veshjet e kamufluara duhet ta kenë vendin më tepër në zemrat tona e në muze. Lufta ka mbaruar para më tepër se 20 vjeteve dhe si falënderim për këtë, një pjesë bukur e mirë e shqiptarëve është solidarizuar me arrestimin dhe burgosjen e bartësve kryesor të kësaj embleme. Kështu që ky patetizem është thjesht qesharak.
Të kishim qenë ne kaq patriotë në fushën e betejes, siç tregohemi në festa e ahengje, vendi ynë do të lulëzonte nga të mirat. Por nuk jemi. Jemi në fakt e kunderta…
Dhe në fund fare sharjet e ato sllogane q*****, q*****…duhet t’i ndalim – pavarësisht se të tjerët ka vite që i bëjnë, e i ushqejnë fëmijët e tyre kunder nesh – nuk duhet të luajme lojen e tyre te ndyre. Sepse ndryshe, nëse sillemi sikur ta, nuk jemi as ne më të mirë. Paramendojeni nëse ju kafshon një qen dhe ju ktheheni dhe e kafshoni qenin, atëherë nuk jeni as ju ndryshe nga qeni.
Ndryshe, Kampionati Evropian ka qenë i mirë dhe ne kemi treguar kulturë të një tifozerie të dashur e paqësore.
Une kam kujtime të mira dhe jam krenar me tifozerinë tonë, e cila në çdo ndeshje mbushi stadiumet me flamuj e ngjyrat kuq e zi, ishte paqësore dhe shumë e hareshme. Sidomos rrugeve te Dortmundit, Hamburgut dhe ne Düsseldorf.
Madje ne Hamburg një polic civil që marshonte me tifozerinë tonë, pasi e kuptoi që e kisha zbuluar që është polic, më tha: “Jeni shumë të mirë, paqësor e të dashur – njëjtë si holandezët një ditë më parë.
Nuk ka asnjë problem dhe po vërehet nga numri i lartë i tifozëve që kanë ardhur me familje, si gruan dhe femijët”.
Kështu që të punojmë e të angazhohemi edhe më tepër që tifozeria jonë të ruaj epitetin e tifozerisë paqësore, të dashur e festive dhe t’i shmangim ato pak ekcese që na dëmtojnë imazhin, por edhe buxhetin.
Ky shkrim është opinion nga Bekim Dalipi, redaktor në albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme