Futboll
Tifozët kërcënojnë Behramin: Do të vrasim po erdhe në Brazil
Tifozët e Brazilit nuk e kanë kapërdirë barazimin e skuadrës së tyre kundër Zvicrës të dielën në Kupën e Botës, dhe për më tepër kanë reaguar ashpër ndaj Valon Behramit, mesfushorit me origjinë shqiptare që luan prej 13 vitesh me Zvicrën.
Mesfushori shqiptar gjatë barazimit 1:1 të Zvicrës kundër Brazilit ishte njëri nga futbollistët më të mirë në fushë. Ai bllokoi Neymarin, teksa pothuajse gjatë tërë 70 minutave sa qëndroi në fushë, u përkujdes për mbulimin e sulmuesit të PSG-së, përcjell albinfo.ch.
Madje, Behrami ia doli me sukses ta bllokonte Neymarin në shumicën e rasteve.
E për këtë, mesfushori i Udineses është kërcënuar nga tifozët brazilian në rrjetin social Instagram.
Siç raporton media zvicerane “Watson.ch”, Behrami është vërshuar nga komentet në profilin e tij të Instagramit nga tifozët brazilianë, disa prej të cilëve e kanë kërcënuar edhe me vdekje.
“Nëse do të vish në pushime në Brazil, do të mbysim”, shkruante një brazilian në drejtim të Behramit.
Ndërkaq, një tjetër kërcënues shkruante: “Ti je në listën e zezë të Brazilit”.
Por, kishte edhe nga ata që i thoshin Behramit se “nëse ke pasur punë me Neymarin, atëherë do kesh punë me tërë Brazilin”.
Komente të tifozëve brazilianë pati edhe në drejtim të së dashurës së Behramit, Lara Gutt, në profilin e së cilës po ashtu vërshuan komentet negative të brazilianëve.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











