Shoqata “Studenti” që bën bashkë studentët shqiptarë të universiteteve dhe shkollave të larta të Cyrihut, ka organizuar një ligjëratë me dy personalitete të mirënjohur të jetës shoqërore dhe të OJQ-ve nga Kosova.
Para studentëve shqiptarë do të ligjërojnë Avni Zogiani, bashkëthemelues i organizatës për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet (ÇOHU) dhe Vjollca Krasniqi, sociologe dhe filozofe në Universitetin e Prishtinës.
Tema për të cilën do të ligjërojë Zogiani ka të bëjë me organizatat jo-qeveritare në Kosovë ndërsa Krasniqi do të ligjërojë temën „Gjinia dhe zhvillimi i qëndrueshëm”.
Kryesia e shoqatës “Studenti” fton me këtë rast studentët dhe të interesuarit tjerë që të jenë të pranishëm në këtë ligjëratë!
Data: e Enjte, 29. shtator 2011
Ora: nga ora 18:20
Vendi: Universität Zürich
Rämistrasse 71
8006 Zürich
Salla: KOL – E – 21
Për pyetje të ndryshme kontaktoni: [email protected]