Kosova
Thirrje bashkatdhetarëve për kujdes ndaj biletave false të fluturimit
Jemi në prag të festave të fundvitit, ku ardhjet e mërgimtarëve në vendlindje janë të shumta. Duke parë situtatën e fundit, ku po raportohet se mashtrimi me bileta fluturimi po prek shumë shqiptarë nga Kosova, u bëhet thirrje bashkatdhetarëve për kujdes ndaj biletave false të fluturimit në internet, shkruan albinfo.ch.
Mos bleni bileta nga kompanitë e panjohura.
Rastet kur pasagjerët kanë probleme me biletat false janë të pranishme në gjithë botën.
Me një kërkim në platformën “Google” për rrugët e krijimit të një bilete false, pyetja më e kërkuar aty del të jetë se: “A mund të falsifikojë dikush një biletë fluturimi?” dhe përgjigjja është fare e thjeshtë.
Sipas këtij kërkimi, blerja e biletave të fluturimit në internet mund t’ju ekspozojë ndaj mashtrimeve. Madje, sipas Aura.com, thuhet se nga viti 2019 deri në vitin 2022 shkalla e mashtrimit që synon industrinë e udhëtimeve u rrit në 117%.
Pra, duket se faqet fiktive në internet targetojnë audiencën, të cilët janë gjithmonë në kërkim të ofertave të mira dhe të lira për të fluturuar në vende të ndryshme të botës.
Por, a është vërtet kaq e lehtë që të bëjmë vetë një biletë fiktive të fluturimit në internet?
Me siguri që New York-un me këtë biletë mund ta shohim vetëm përmes internetit, andaj edhe bëmë një kthim në drejtimin tonë, duke u fokusuar te viktimat e këtyre mashtruesve online, të cilët janë ankuar nëpër platforma të ndryshme.
Një ndër ta ishte edhe Rayana, nga Mbretëria e Bashkuar. Dëshira për udhëtim nga Mbretëria e Bashkuar në Bangkok iu kthye në zhgënjim.
Rayana fluturoi në Bangkok me një biletë, në të cilën agjencia fiktive i ofroi zbritje. Në një blog, ajo e shqetësuar tregoi se pagoi 300 paund që të shkonte dhe të kthehej nga Bangkoku.
Fluturimi për në destinacion u krye me atë biletë false, mirëpo kur Rayana vendosi të kthehej, në administratë i thanë që bileta juaj nuk ekziston.
Pas këtij kumtimi, ajo hulumtoi dhe e kuptoi që një agjenci e tillë, ku ajo kishte blerë biletën, nuk kishte ekzistuar asnjëherë dhe u detyrua të paguante edhe një herë për biletë kthyese për në Mbretërinë e Bashkuar.
Rayana mori shumë përgjigje në postimin e saj, disa prej tyre duke e akuzuar se si nuk ka hulumtuar më shumë lidhur me kompaninë e fluturimit dhe disa të tjerë duke e përgëzuar se të paktën njërën rrugë e kishte bërë me atë biletë.
Duket se me rritjen e numrit të mashtrimeve të tilla, bota është vënë në alarm duke i paralajmëruar të gjithë ata të cilët dëshirojnë të udhëtojnë, që të kërkojnë më shumë detaje për vërtetësinë e biletave të tyre në momentin që duan të rezervojnë atë.
Një situatë e tillë jo rastësisht vjen në fokus në kohën e festave të fundvitit kur çdo qytetar i botës bën plane për të kaluar pushimet e tyre larg rutinës së përditshmërisë dhe në një atmosferë krejtësisht festive.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













