Lajme
Theret me thikë një person në aeroportin e Dyseldorfit
Policia tha se sulmi me thikë ndodhi në një garazh parkimi pranë terminalit të nisjeve
Policia federale e Gjermanisë konfirmoi të martën se një sulm me thikë la një person të plagosur në aeroportin e Dyseldorfit.
Policia tha se sulmi me thikë ndodhi në një garazh parkimi pranë terminalit të nisjeve.
Viktima u dërgua në spital për mjekim. I dyshuari është ende në arrati, policia lokale dhe ajo federale janë vënë në ndjekje.
Një zëdhënës i policisë tha se goditja me thikë rezultoi nga një mosmarrëveshje midis njerëzve të pastrehë dhe se nuk kishte kurrë ndonjë rrezik për pasagjerët ose sigurinë e fluturimit. Lëndimet e pësuara nga viktima thuhet se nuk ishin të rënda, raporton Reuters.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











