Lajme
Thellohet kriza politike në Kosovë
Albinfo.ch intervistoi disa nga analistët politikë në Kosovë dhe në Maqedoni. Ata thonë se kriza ka shkuar deri në atë masë, sa që vetëm zgjedhjet mund ta shpëtojnë vendin
Zgjedhjet, opsioni më i padëshiruar
Adrian Çollaku është kryeredaktor i gaztës elektronike “Blic”. Ai tha se janë dy opsionet reale se si mund të tejkalohet kriza politike: “riformatimi i koalicionit V-LAN dhe marrëveshja e mundshme PDK –LDK”. Kjo e fundit, sipas tij, është më pak e mundshme, ndërsa ndryshimi i marrëveshjes për koalicion pazgjdhor është real.
“Pas humbjes së pozitës së kryeparlamentarit për shkak të vendimit të Gjykatës, Blloku duhet ta rikonfigurojë marrëveshjen, duke e risistemuar liderin e LDK-së, Isa Mustafa qoftë në pozitën e kryeministrit, apo sido që merren vesh ndërmjet vete, dhe PDK-së t’ia lënë postin e kryeministrit. Pra, VLAN nuk ka më kohë për të humbur”, thotë Çollaku.
Ndërkaq analisti nga Maqedonia, Nazim Rashidi thotë se fajtorë për këtë gjendje është gjithë klasa politike në Kosovë. “Përgjegjësia pa diskutim është e krejt klasës politike. Ajo që del në sipërfaqe është mungesa e dëshirës për të gjetur kompromis dhe kjo bie në kurriz të të gjithëve”, deklaroi Rashidi.
Por, një gjë që është me rëndësi, sipas tij, është funksionimi i institucioneve që “duket se është korrekt”. “Kjo është meritë e përgjegjshmërisë së administratës, njerëzve që vlerësojnë shtetin dhe që duket bie në kontradiktë me klasën politike që s’po gjen dot fuqinë të gjejë zgjidhje”, tha Rashidi.
E para që duhet të ndodhë tani, sipas tij, është që subjektet politike të nxisin administratën, punonjësit e shtetit që të vazhdojnë të jenë të përgjegjshme. Realisht çdo situatë e ngjashme kudo në Ballkan, siç tha ai, do të mund të sillte edhe një krizë më të thellë shoqërore.
Presidentja Atifete Jahjaga nuk po e përjashton mundësinë për shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












