Bota
Thellohet kriza me Ebolën në Kongo
Shifrat përbëjnë një rritje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë, kur autoritetet raportuan rreth 300 raste të dyshuara
Të paktën 131 persona kanë vdekur dhe mbi 500 raste të dyshuara janë regjistruar pas shpërthimit të Ebolës në lindje të vendit, njoftoi sot Ministria kongoleze e Shëndetësisë, ndërsa kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë shprehu shqetësim për “shkallën dhe shpejtësinë e epidemisë”, raportoi AP.
Ministri i Shëndetësisë, Samuel Roger Kamba, tha se janë regjistruar 513 raste të dyshuara dhe 131 vdekje, por sqaroi se hetimet mbeten në vazhdim, për të konfirmuar se sa prej tyre lidhen drejtpërdrejt me sëmundjen.
Shifrat përbëjnë një rritje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë, kur autoritetet raportuan rreth 300 raste të dyshuara, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Shefi i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se është “thellësisht i shqetësuar” nga përmasat e shpërthimit dhe njoftoi një mbledhje urgjente të komitetit të emergjencës të organizatës.
Autoritetet shëndetësore thanë se shpërthimi, i konfirmuar zyrtarisht të premten, shkaktohet nga virusi i rrallë “Bundibugyo ebolavirus”, për të cilin nuk ekzistojnë vaksina apo trajtime të miratuara.
OBSH-ja e shpalli të dielën situatën – një emergjencë të shëndetit publik – me shqetësim ndërkombëtar.
Raste janë konfirmuar në Bunia, Goma, Mongbwalu, Butembo dhe Nyakunde. Një rast dhe një viktimë janë raportuar gjithashtu në Ugandë.
Mes të infektuarve është edhe mjeku amerikan Peter Stafford, i cili po trajtonte pacientë në një spital në Bunia – kur shfaqi simptomat e para.
Ekspertët thanë se reagimi u vonua për shkak të rezultateve fillestare false negative. Rasti i parë u regjistrua më 24 prill në Bunia, por analizat fillimisht testuan variantin më të zakonshëm të virusit, gjë që bëri që shpërthimi të mbetej i pazbuluar për disa javë.
Lindja e Kongos prej vitesh përballet me krizë humanitare dhe konflikte të armatosura. Rajoni i Iturit, ku ndodhet epiqendra e shpërthimit, ka mbi 273 000 persona të zhvendosur nga një popullsi prej rreth 1,9 milion banorësh.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













