Lajme
Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Zvicër
Rritja e kostos së jetesës dhe primeve të sigurimit shëndetësor po rëndon veçanërisht familjet me të ardhura të ulëta, ndërsa një sondazh i Comparis tregon dallime të ndjeshme mes kategorive të të ardhurave
Situata financiare e shumicës së popullsisë në Zvicër mbetet relativisht stabile në vitin 2026, por pas kësaj tabloje fshihet një hendek gjithnjë e më i madh mes familjeve me të ardhura të ulëta dhe atyre më të pasura, sipas një sondazhi përfaqësues të Comparis.
Rreth 41% e personave në familjet me të ardhura bruto deri në 4,000 franga në muaj deklarojnë se gjendja e tyre financiare është më e keqe se një vit më parë. Te familjet me të ardhura mbi 8,000 franga, kjo përqindje është vetëm 18%, transmeton albinfo.ch.
Sigurimet shëndetësore rëndojnë buxhetet
Një ndër arsyet kryesore janë primet e sigurimit shëndetësor. Plot 58% e personave që thonë se gjendja e tyre financiare është përkeqësuar krahasuar me vitin 2025, e lidhin këtë me rritjen e primeve. Më shumë se një e katërta e personave me të ardhura të ulëta kanë vazhdimisht vështirësi për të siguruar paratë për pagesën e tyre.
Problemi mund të bëhet edhe më i ndjeshëm vitin e ardhshëm. Vlerësimet aktuale flasin për një rritje mesatare prej 4.5–5% të primeve në vitin 2027, ndërsa për disa të siguruar rritja mund të jetë dukshëm më e madhe.
Dallimet shihen edhe te fuqia blerëse. Gjashtë në dhjetë persona me të ardhura të ulëta thonë se mund të përballojnë më pak mallra dhe shërbime sesa një vit më parë. Një e treta e tyre deklarojnë se rrallë ose kurrë nuk u mbeten para të mjaftueshme për të kursyer.
Në anën tjetër, rreth dy të tretat e familjeve me të ardhura mbi 8,000 franga kursejnë, ndërsa pothuajse gjysma përdorin një pjesë të parave të disponueshme për investime financiare. Te grupet me të ardhura të ulëta, vetëm 7% investojnë.
Pavarësisht presionit aktual, të rinjtë mbeten optimistë: më shumë se 7 në 10 persona të moshës 18–35 vjeç presin që situata e tyre financiare të jetë më e mirë pas pesë vjetësh. Ndërkohë, afro 40% e personave me të ardhura të ulëta presin që deri në vitin 2031 gjendja e tyre financiare të përkeqësohet.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













