Lajme
The Travel: Vjeshta e magjishme në Shqipëri
Destinacionet më të mira të Evropës nën radar ofrojnë përvoja autentike larg turmave
Evropa shpesh vlerësohet për vendet e saj të bukura, historinë e gjatë të zhvillimit njerëzor, monumentet ikonike dhe kulturat e ndryshme.
Kontinenti gjithashtu pëson një transformim të jashtëzakonshëm gjatë vjeshtës, duke i lejuar adhuruesit e natyrës të përfshihen në disa nga aventurat më emocionuese, shkruan në një artikull gazetari Felix Ngeso, të botuar në të përditshmen amerikane “The Travel”, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Por, ndërsa shumë turistë dynden drejt destinacioneve të njohura për të shijuar ngjyrat e gjalla të vjeshtës, ka një ndjenjë kënaqësie që vjen nga eksplorimi i vendeve të panjohura të Evropës.
Destinacionet më të mira të Evropës nën radar ofrojnë përvoja autentike larg turmave.
Peizazhet verbuese përzihen në mënyrë të përkryer me arkitekturën e tyre shekullore, ndërsa atraksionet e mbushura me aventura si parqet janë më pak të mbushura me njerëz, duke ofruar kështu një arratisje të qetë.
Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve në Evropë, ku udhëtarët mund të shohin gjethet e vjeshtës në të gjithë shkëlqimin e saj së bashku me vendet më të mira për të qëndruar.
Theth, Shqipëri
Thethi është një nga destinacionet dhe perlat e fshehura të Evropës që ia vlen të vizitohet gjatë sezonit të vjeshtës për peizazhin e tij të pacënuar dhe të mrekullueshëm.
Adhuruesit e vjeshtës do të magjepsen nga natyra ndërsa ecin drejt Ujëvarës mahnitëse të Grunasit.
Ecja zgjat rreth një orë nga fshati i Thethit dhe i çon aventurierët përtej lumenjve të zhurmshëm, kullotave të gjera dhe shpateve madhështore malore të mbuluara nga gjethet e vjeshtës.
Megjithëse seksioni i fundit i shtegut përfshin një ecje te dhimbshme, peizazhi me ngjyrë të artë që rrethon ujëvarën 25 m fshin çdo lodhje që mund të kenë adhuruesit e natyrës gjatë rrugës.
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












