Kosova
Thaçi telefonon Mustafën, i ofron përkrahje për shërim
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se ka biseduar përmes telefonit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili është i shtrirë në spital, përcjell albinfo.ch.
Thaçi ka thënë se ka provuar ta vizitojë Mustafën në spital, por që procedurat e trajtimit të tij nuk kanë bërë të mundur një gjë të tillë.
“Që nga momenti i informimit për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit Isa Mustafa vura kontakt me bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij”, ka thënë Thaçi.
Presidenti i Kosovës ka shtuar se i ka ofruar përkrahje të plotë për shërim, kudo të jetë e nevojshme.
Mustafa pritet të dërgohet në Gjermani për analiza të mëtutjeshme. Ai ishte shtrirë në spitalin amerikan, siç thuhej për shkak të gripit, megjithatë, dyshohet se vuan nga një sëmundje më e rëndë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












