Kosova
Thaçi: S’ka autonomi për veriun, Lugina i bashkohet Kosovës
Sipas Presidentit Thaçi kështu Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës, kurse autonomi për veriun nuk do të ketë
Në konferencë për media Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk do të ketë ndarje, as shkëmbim të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por korrigjim kufijsh.
Sipas Presidentit Thaçi kështu Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës, kurse autonomi për veriun nuk do të ketë, përcjell albinfo.ch.
“Mendoj që ka ardhur koha që ta fuqizojmë rolin dhe vullnetin e qytetarëve tanë. Kemi mbushur ende interesin e qytetarëve. Nuk ua kemi mundësuar të drejtën për referendum. Unë jam konsultuar me të gjithë edhe me bashkësinë ndërkombëtare që tua mundësojmë shprehjen e të drejtës me referendum”, ka thënë ai ndër tjerash.
“Ftoj të gjithë pa dallim etnik që të punojmë në procesin e përcaktuar, të mos e befasojmë njëri-tjetrin për të keq (Kosovë-Serbi)”, ka thënë Thaçi në konferencë për media.
“Kosova ka institucionet e veta shtetërore të cilat duhet të përmbushin obligimet kushtetuese dhe ligjore duke përfshirë mbarëvajtjen e dialogut. Parlamenti është institucioni kryesor mbikëqyrës që ka dhe do ta ketë fjalën përfundimtare për ratifikim ose jo të një marrëveshjeje eventuale që mund të rezultojë në fund të këtij procesi”.
Thaçi ka thënë ndër të tjera se dialogu me Serbinë ka vetëm një qëllim. “Kam theksuar disa herë se dialogu me Serbinë dhe mundësitë e arritjes së një marrëveshje përfundimtare janë shumë të vogla por duhet të bëjmë përpjekje maksimale që të arrijmë në fund një marrëveshje historike definitive në mënyrë paqësore me dialog.
Dialogu ka vetëm një qëllim thelbësor – arritjen e e marrëveshjes ndërshtetërore për normalizim, njohje reciproke dhe pajtim në mënyrë paqësore prandaj të gjithë ata akterë që janë të përfshirë në këtë proces dhe debat publik do t’i thoja që kur flasin për këtë temë të theksojnë faktin se marrëveshja mund të ketë vetëm nëpërmjet dialogut, mirëkuptimit reciprok dhe në mënyrë paqësore, por në asnjë rrethanë me kërcënime lufte”.
I pari i vendit ka folur edhe për debatin që është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës pikërisht lidhur me këtë temë, dialogun me Serbinë.
“Parlamenti e mbylli sesionin pranveror me debat të gjatë për dialogun, fatkeqësisht të gjitha fjalimeve – disa racionale, disa të zjarrta, në shumicën e rasteve krejt jashtë kontekstit nuk nxorën asgjë konkrete. Debati përfundoi pas asnjë platformë dhe rezolutë për dialogun me Serbinë. Dallimet ndërmjet partive politike lidhur me këtë proces dhe mbi të gjitha paaftësia për të arritur konsensus janë për keqardhje”.
“Ata që mendojnë se Kosovës nuk duhet t’i ngutet dhe ta marrë seriozisht këtë proces, ata që mendojnë se koha punon në favorin tonë janë krejtësisht të gabuar dhe nuk e kanë as idenë më të vogël të zhvillimit të dinamikës në arenën ndërkombëtare.
Disa harxhojnë akoma energji se a duhet të ndodhë faza përfundimtare e dialogut tani apo jo, për çudi ata me qëllim harrojnë faktin se dialogu ka dy muaj që ka filluar dhe janë zhvilluar dy takime në kuadër të fazës finale”.
Thaçi ka komentuar edhe qëndrimet se Kosova me tërheqjen nga dialogu me Serbinë, i ndërmjetësuar dhe lehtësuar nga Bashkimi Evropian, mund të pengojë anëtarësimin e shtetit fqinj në Bashkimin Evropian duke i quajtur naive.
“Bashkimi Evropian nuk do të hezitonte që për shkak të mungesës së gatishmërisë së Kosovës t’ia mundësojë Serbisë ecjen drejt anëtarësimit ne Bashkim Evropian.
Kosova do të rrezikonte ta humbiste përkrahjen e BE-së, partnerëve tjerë ndërkombëtarë duke mbetur e izoluar dhe pashpresë për aspiratat për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB.
Kosova vetëm me qasje konstruktive dhe participuese mund të fitojë mbështetjen nga BE dhe faktori ndërkombëtar”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar Një djalë katërvjeçar u mor kundër vullnetit të tij në një apartament nga një burrë 72-vjeçar... -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve












