Kosova
Thaçi kërkon të ratifikohet Demarkacioni, ndërsa për Specialen punën ua lë deputetëve
Ndërsa sa i përket çështjes së Gjykatës speciale ai ka thënë se kjo çështje u takon ligjvënësve të vendosin, pa ndikuar në vendimin e tyre
Në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi ka inkurajuar deputetët e Kuvendit që ta ratifikojnë sa më shpejt Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që vendi t’i shpëtojë izolimit brenda Evropës. Ndërsa sa i përket çështjes së Gjykatës speciale ai ka thënë se kjo çështje u takon ligjvënësve të vendosin, pa ndikuar në vendimin e tyre.
“Dhjetë vitet e fundit kanë qenë vite të përparimit të gjithanshëm”, tha presidenti i Kosovës, sipas të cilit, për dhjetë vjet shtet, Kosova është njohur nga 115 vende, ka kultivuar raporte të mira me aleatët ndërkombëtarë si dhe vite të relaksimit të raporteve me Serbinë.
Por, një shqetësim më vete, është shprehur në lidhje me izolimin e Kosovës, si vendi i vetëm pa një perspektivë të qartë integruese.
Thaçi tha se pret që strategjia e ardhshme e Bashkimit Evropian për zgjerim, do të përfshijë edhe Kosovën. Kjo strategji, nënkupton përmbushjen e obligimeve që ka Kosova karshi Bashkimit Evropian.
“Shpresoj që në të ardhmen e afërt, institucionet e Kosovës, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që qytetarët të lëvizin lirshëm pa viza, sikurse qytetarët e tjerë të vendeve të rajonit”, tha Thaçi.
Ai inkurajoi Qeverinë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’i japin fund çështjes së Demarkacionit, duke dhënë shembuj konkret të relaksimit të raporteve mes vendeve të rajonit.
“Shqipëria diskuton me Greqinë për përmbylljen e çështjes së detit, kurse Maqedonia me Greqinë për çështjen e emrit”, tha Thaçi, duke inkurajuar deputetët që të gjejnë zgjidhje rreth Demarkacionit të kontestuar me Malin e Zi.
Në disa raste, Thaçi deklaori se në këto ditë “dhurata” më e mirë për qytetarët në 10-vjetorin e saj të pavarësisë do të ishte lajmi nga Bashkimi Evropian për heqjen e vizave. Por, para se ky “lajm” t’i vijë Kosovës, Thaçi inkurajon ratifikimin e Demarkacionit, si kushti i fundi i BE-së.
Në këtë konferencë, presidenti Hashim Thaçi e ka cilësuar si të padrejtë themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Ai tha se dihet se kush ka kryer krime lufte në Kosovë dhe gjykimi i vetëm njërës palë, paraqet një padrejtësi. Ai e ka arsyetuar veprimin e atëhershëm të institucioneve dhe pozicionin e tij pro themelimit të kësaj gjykate me ruajtjen e partneritetit me aleatët perëndimorë.
“Duke pasur parasysh vizionin për të ardhmen, ruajtjen e partneritetit dhe miqësisë dhe besimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Bashkimin Evropian, kam marrë përgjegjësitë që më takonin atëherë si kryeministër i vendit, për trajtimin e raportit të Dick Martyt, për mua fantastiko-shkencor”, theksoi Thaçi.
Riaktualizimi i Gjykatës Speciale ka pasuar nismën e një grupi prej 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara (Gjykatën Speciale). Këtë nismë, presidenti Thaçi nuk e kishte kundërshtuar e as përkrahur, çka kishte nxitur edhe reagime ndërkombëtare.
Thaçi, në këtë konferencë për media tha se deputetët kanë mandatin e popullit dhe nuk i takon atij që të ballafaqohet me ta rreth nismave që ndërmarrin.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026













