Kosova
Thaçi kërkon nga Qeveria rritje pagash për FSK-në
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se do të kërkojë nga Qeveria që të rrisë pagat për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Tash pasi e themeluam Ushtrinë, të gjithë kemi një unanimitet të plotë të mbështetjes së Ushtrisë së Kosovës, të zhvillimit të saj, të punës së saj të mbarë, të realizimit të misionit të tyre. Unë kam vendosur si president i Kosovës, si komandant suprem t’i propozoj Qeverisë së Kosovës rritjen e pagave për ushtarët e FSK-së, që ushtarët, oficerët të kenë një jetë të dinjitetshme. Shpresoj se Qeveria do t’i përgjigjet kërkesës sime në mënyrë pozitive”, tha presidenti Thaçi, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Këto komente, ai i bëri pas një dreke me pjesëtarët e FSK-së.
Presidenti Thaçi tha se Ushtria e Kosovës do t’i kontribuojë paqes kudo që kërkohet, duke shtuar se shpreson që shumë shpejt ushtarët e Kosovës të mund të marrin pjesë në misionet paqeruajtëse në botë.
Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor ka miratuar tri ligje, të cilat mundësohet transformimi i FSK-së në Ushtri. Presidenti Thaçi tha se sapo të arrijnë këto ligje në presidencë, ai do t’i nënshkruajë ato.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













