Kosova
Thaçi gradon gjeneralët e FSK-së
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka graduar pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në mes të cilëve edhe Bashkim Jasharin, i cili nga grada gjeneral major, është graduar në gjeneral brigade.
Me të njëjtën gradë është graduar edhe gjenerali Zymer Halimi, ndërsa gjeneral brigade, Enver Cikaqi është emëruar komandant i Forcave Tokësore dhe zëvendëskomandant i Forcës së Sigurisë të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Thaçi po ashtu ka miratuar promovimin e pesë kolonelëve në gjeneral brigade.
Presidenti Thaçi ka deklaruar se këto gradime po bëhen pas rritjes, zhvillimit dhe modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila tha se është e gatshme për të marrë përgjegjësitë e veta.
“Bashkë me pjesëtarët e tjerë të FSK-së, jam i bindur se të posa-graduarit do të punojnë që ushtrinë tonë ta integrojnë edhe në NATO dhe do të kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në rajon dhe më gjerë”, ka thënë Thaçi.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











