Lajme
Thaçi: Duhet të jemi të bashkuar, sepse vetëm kështu e kemi fituar lirinë dhe pavarësinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në pritjen shtetërore të organizuar nga ai me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, tha se liria dhe pavarësisë është meritë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Po kalojnë 21 vite që Kosova e ka fituar lirinë dhe 12 vjet nga shpallja e Pavarësisë. Edhe liria dhe pavarësia e vendit u ndërtuan me sakrificë, mund, luftë dhe unitet qytetar dhe politik. Është meritë e secilit. Më këtë rast ne kujtojmë dëshmorët, invalidët e luftës, diasporën dhe çdo qytetar që dha gjithçka për lirinë kontribut“, tha Thaçi.
Thaçi përmendi edhe sukseset e arritur gjatë këtyre viteve të mëvetësisë.
“Tani Kosova është më e konsoliduar se kurrë si në rrafshin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Kemi dalë nga një cikël zgjedhor dhe ndërtimit të institucioneve të vendit që ishin shembull për botën demokratike. Na presin punë që të konsolidohemi edhe në rrafshin e brendshëm, në atë politik, institucional, ekonomik, të sigurisë, të rendit dhe ligjit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Kur po e shënojmë 12-vjetorin e Pavarësisë Jemi të njohur nga mbi 100 shtete, dhe anëtarësuar në mbi 200 organizata ndërkombëtare“, theksoi ai.
I pari i shtetit të Kosovës shtoi se mbetet shumë punë për të bërë në arritjen e objektivave ndërkombëtare.
“Po në të njëjtën kohë po lëvizim në drejtim të konsolidimit më të fuqishëm edhe në perspektivën evropianë dhe anëtarësimin në NATO. Para nesh shtrohen obligimet e mëdha për të ndodhur liberalizimi i vizave kur Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret demokratike, por edhe anëtarësimi në Interpol, UNESCO dhe Organizata të tjera. Objektivë të gjithë neve e partive politike, shoqërisë civile është që sa më shpejtë të jemi në NATO. Prandaj të gjithë nga ne jemi krenar me Ushtrinë e Kosovës. Ushtri e re, multietnike, efikase, që do të shtrijë autoritetin e vet në tërë territorin e Republikës së Kosovës“, shtoi Thaçi.
Ai ftoi të gjithë spektrin politik për unitet.
Thaçi tha se vetëm kështu të bashkuar është arritur liria dhe pavarësia, shkruan Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë Ministrja Saranda Bogujevci dhe kryeministri Albin Kurti, morën pjesë mbrëmë në hapjen e festivalit “AS ANEJ,... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani -
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin
Jeta në Austri
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
















