Lajme
Tetëvjeçari sjell armë në shkollë, policia ndërhyn menjëherë në Zvicër
Ngjarja në kantonin Solothurn po hetohet nga autoritetet, arma ishte pa municion
Një nxënës 8-vjeçar ka shkaktuar alarm në një shkollë fillore në Selzach, në kantonin Solothurn, pasi ka sjellë me vete një armë zjarri, transmeton albinfo.ch.
Sapo stafi i shkollës ka vërejtur armën, është njoftuar menjëherë policia, e cila ka ndërhyrë në vendngjarje dhe e ka konfiskuar armën. Fatmirësisht, ajo rezultoi të ishte pa municion.
Policia kantonale e Solothurnit ka bërë të ditur se rasti është referuar në Prokurorinë e të Miturve për shkak të dyshimeve për shkelje të ligjit mbi armët.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar se si dhe ku e kishte siguruar armën fëmija.
Raste të tilla janë shumë të rralla në Zvicër, ku sjellja e armëve në shkolla konsiderohet një incident jashtëzakonisht i pazakontë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











