Kuriozitete
Tesla tërheq 1 milionë vetura
Defekti përfshinte modelet 2017-2022 Model 3, 2020-2021 Model Y, e 2021-2022 Model S
Pronari i grupit Tesla, Elon Musk ka tërhequr më shumë se 1 milionë makina elektrike pasi dritaret e tyre elektrike kanë lënë një numër pronarësh me dorë e gishta të thyer, gjatë hapjes e mbylljes se xhamave.
“Mbyllja e dritares mund të ushtrojë forcë të madhe mbi dorën e shoferit apo pasagjerit deri sa të tërhiqet, duke shtuar rrezikun e plagosjeve”, thuhej në një njoftim të Tesla për administratën rrugore të SHBA.
Defekti ka sjellë tërheqjen zyrtare të 1,096,762 automjeve – por falë teknologjisë së Tesla kjo do të riparohet vetëm me një përditësim të programit të tyre, shkruan Daily Mail.
Tesla do të kryejë një përditësim të programit për ndalimin automatik të ngritjes së xhamave kur ata hasin në pengesa.
Defekti përfshinte modelet 2017-2022 Model 3, 2020-2021 Model Y, e 2021-2022 Model S por kompania tha se nuk ishte në dijeni të kërkesave apo padive për aksidente apo plagosje nga ky defekt.
Kjo nuk është hera e parë që Tesla përballet me probleme me xhamat e dyerve. Edhe në demonstrimin e famshëm publik në 2019, Musk u turpërua kur makinës së re të kompanisë Cybertruck i thyheshin xhamat tepër lehtë gjatë një demonstrimi në skenë.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










