Kuriozitete
”Tesla” shënon rekord me 1,1 miliardë dollarë fitime
Kompania, e themeluar nga Elon Musk në vitin 2003, publikoi të dhënat e fitimit për këtë vit
Prodhuesi amerikan i makinave elektrike ”Tesla” realizoi fitime rekord në tremujorin e dytë të këtij viti me 1,1 miliardë dollarë.
Fitimi neto i kompanisë u rrit 998 për qind në tremujorin e dytë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur deri në 1,1 miliardë dollarë.
Fitimi neto i kompanisë ”Tesla” ishte 104 milionë dollarë në tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Këtë vit, kompania vendosi një rekord, me të cilin për herë të parë fitimi tremujor tejkaloi një miliard dollarë, transmeton AA, përcjell Albinfo.ch.
Përveç kësaj, të ardhurat e kompanisë në tremujorin e dytë të këtij viti u rritën 98 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, duke arritur në 11,9 miliardë dollarë. Kompania kishte të ardhura prej gjashtë miliardë dollarësh në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.
Fitimet për aksion të prodhuesve të makinave elektrike, të cilat ishin 0,44 dollarë në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, ishin 1,45 dollarë në tremujorin e dytë të këtij viti.
”Tesla” shpërndau më shumë se 200 000 automjete në gjithë botën midis prillit dhe qershorit.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











