Kosova
Tërnava: Të kemi solidaritet, bashkëpunim dhe paqe mes shqiptarëve
Besimtarët myslimanë në Kosovë festojnë Festën e Kurban Bajramit.
Vlen të theksohet se si herët e kaluara, ashtu edhe sot manifestimi qendror kushtuar kësaj feste është mbajtur në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.
Në mesazhin e tij para besimtarëve Myftiu Naim Tërnava ka thënë se kujton solidaritetin, sakrificën dhe ndihmën e ndërsjellë.
Tërnava e thënë se krahas pelegrinazhit të haxhit, aspekt kryesor i kësaj feste është therja e kurbanëve dhe ndarja e tyre për ata që kanë nevojë.
“Pse të mos e mbështesim njëri-tjetrin me Kurban”, ka thënë Tërnava gjatë mesazhit të tij pas faljes së namazit të Kurban Bajramit.
Tërnava, ndër të tjera, ka bërë edhe thirrje për paqe e bashkëpunim në mes të njerëzve që u takojnë popujve, racave, gjuhëve, shteteve të ndryshme, duke thënë se ky është mesazh i zotit.
E-Diaspora
-
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj Iniciativa bën thirrje për forcimin e barazisë për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha... -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











