Kosova
Tërmet i fuqishëm në Shqipëri, raportohen dëmtimet e para
Seri tërmetesh në kufirin me Shqipërinë, më i fuqishmi 4.4 ballë
Lëkundje të tokës janë ndierë pak minuta më parë në Shqipëri, ndërsa raportohet se tërmeti ishte i magnitudës 4.4 i shkallës Rihter.
Raportohet se lëkundjet janë ndierë 63 km në veri dhe verilindje të qytetit të Elbasanit, si dhe 12 km në veri dhe verilindje të Maqedonisë së Veriut.
Thellësia e lëkundjeve ishte vetëm 2 km, sipas raportimeve të “EMSC”.
Si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit të ndjera mëngjesin e sotëm në Shqipëri, janë raportuar dëmtimet e para të shtëpive në Bashkinë e Bulqizës.
Punonjës të njësisë administrative Shupenzë, në një deklaratë raportuan se deri më tani janë lajmëruar për dëmtimin e 4 shtëpive, kryesisht ne fshatrat Homesh, Shtushaj, Kovashic, ndërsa kanë nisur punën në terren për verifikimin e shkallës së dëmtimeve.
“Pranë njësisë administrative Shupenzë sot erdhën 4 lajmërime që ka dëmtime të lehta ose të rënda në 4 shtëpi të ndryshme, në 4 fshatra të ndryshme. Sot bashkë me administratorin dhe dy shoqet e grupit tonë po dalim për verifikim për të parë dëmtimet. Do të shkojmë në të 4 shtëpitë për të parë gjendjet, pastaj do të parashtrojmë mendimet tona dhe do të shikojmë për ndihmën që do të japim nga ana financiare. Kjo është shtëpia e parë që erdhëm ta verifikojmë. Ishalla nuk do të kemi dëmtime të mëtejshme”, shprehet një punonjëse e njësisë administrative Shupenzë, që shtrihet në veri të Bashkisë Bulqizë.
Ndërkohë grupet e verifikimit të njësive të tjera, si Zerqan, Gjoricë, Ostren, Trebisht, Martanesh dhe Fushë Bulqizë po vijojnë punën në terren për të parë më nga afër situatën.
Një banor i kësaj zone tregon për Top Channel ambientet e brendshme të shtëpisë, ndërsa duken krisjet në muret e shtëpisë, ndërsa i zoti i shtëpisë shprehet: “Kjo është pjesa e dëmtuar e shtëpisë, është e pabanueshme. Shikojeni vetë, ja! Për mua është e pabanueshme!”.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










