Lajme
Temperaturat shkojnë deri në 50 gradë në këtë shtet
Sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA, drejtori i përgjithshëm i Meteorologjisë Sistan-Baluchistan, Muhsin Haydari, tha se në qytetet Zahak dhe Hirmand temperatura e ajrit kanë arritur në 50 gradë, duke i bërë ato rajonet më të nxehta të vendit.
Sipas tij, në qytetin Zahidan, qendrën administrative të provincës, janë regjistruar 42 gradë. Haydari theksoi se temperatura e ajrit do të ulet nga e hëna me forcimin e erës.
Ai paralajmëroi qytetarët të mos dalin jashtë pa nevojë dhe të shmangin trafikun kur dukshmëria është e zvogëluar.
Drejtori i Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave në Sistan-Baluchistan, Majid Mohibbi, tha se më shumë se 1.000 persona u dërguan në spitale dhe qendra mjekësore, ndërsa një person humbi jetën për shkak të pluhurit të imët që solli stuhia në disa qytete.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












