Lajme
Temperatura rekorde në Zvicër: 38 gradë celsius në Sion
Megjithatë, thyerja e rekordit të të gjitha kohëve, të regjistruar në Zvicër, duket të jetë ende larg. Ai ishte 40.5 gradë dhe është regjistruar më 11 gusht 2003
Në Sion (Sitten, kryeqyteti i Kantonit Valis) është regjistruar sot temperatura më e lartë për Zvicër në këtë sezon. 38 gradë celsius, është shkalla që ka treguar termometri sot në këtë qytet të regjionit jugor të Zvicrës, duke shënuar kështu edhe temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Sion, shkruan srf.ch.
Rekordi i deritashëm në këtë qytet ishte ai i 7 korrikut 2015, 37 gradë celsius.
Por, jo vetëm në Sion janë shënuar temperatura të larta sot, shkruan albinfo.ch. E gjithë Zvicra po “vlon” nga vapa, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për masa mbrojtjeje.
Megjithatë, thyerja e rekordit të të gjitha kohëve të regjistruar në Zvicër, duket të jetë ende larg. Ai ishte 40.5 gradë dhe është regjistruar më 11 gusht 2003 në Grono të Kantonit Graubünden, transmeton albinfo.ch.
Në fakt, zhiva në termometër atë ditë ishte ngjitur në 41.5 gradë, por meteorologët e kishin kontestuar këtë shifër, pasi që termometri ishte vendosur në një vend shkëmbor, që, sipas tyre, nuk është vendi i duhur për të matur temperaturën. Kështu, si “kompromis”, ishte pranuar temperatura prej 40.5 gradësh celsius.
Vala e temperaturave të larta në Zvicër pritet të përfundojë këtë të shtunë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










