Lajme
Tema e seksit tabu në Kosovë
Ministria e Integrimit thotë se Kosova nuk do të jetë terren për veprimin e grupeve që cenojnë të drejtat dhe liritë e njeriut
Promovimi i një reviste që i jep hapësirë të pasqyrimit, seksit të gjinisë së njëjtë në Kosovë, ka ngjallë reagime gjithandej opinionit qytetarë dhe institucional. Kjo për faktin se në ditën e promovimit disa vandalistë, kanë hyrë në vendin ky po promovohej Revista “2.0” dhe kishin shkatërruar gjithçka që kishin gjet aty.
Këtë qytetarë që ishin rreth 20 veta, kanë hyrë në Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, duke rrënuar trupat e ekspozuar lakuriq dhe duke sulmuar disa nga anëtarët e organizimit. Ata kanë bërtitur “Allahu Ekber”.
Këtë sulm e morën përsipër “Plisat”, simpatizantët e Klubit Futbollistik “Prishtina” dhe një organizatë me pikëpamje islamike “Bashkimi”.
Menjëherë pas këtij sulmi reaguan të gjithë institucionet e Kosovës, si dhe veproi Policia kosovare. E fundit që iu kundërpërgjigj këtyre grupeve ishte Ministria e Integrimit Evropian, e cila tha se diversiteti fetar dhe kulturor është parim bazë i shoqërisë kosovare dhe nuk do të lejohet të rrënohet.
Ministria e Integrimeve Evropiane, siç thuhet në reagim, ka përcjell me vëmendje situatën në lidhje me një protestë të disa grupeve ekstremiste në mbrëmjen e se premtes, e që kanë rrezikuar rendin publik dhe të drejtat e shprehjes dhe lëvizjes së lirë dhe lirive të medieve.
“Përshëndesim dedikimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që ka dërguar forcat policore për të parandaluar ekseset dhe rrezikimin e pronës dhe lirive qytetare dhe inkurajojmë organet e rendit të veprojnë edhe më tutje kundër diskriminimit në baza etnike, gjinore,
fetare, të orientimit seksual, etj”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Integrimit.
Ky dikaster falënderon Ombudspersonin e Kosovës për reagim, ndërsa i ftoi shoqatat, organizata e shoqërisë civile dhe tifozët sportive të përdorin vetëm mjetet e dialogut qytetar për të diskutuar çështjet shoqërore në Republikën e Kosovës.
“Me këtë rast përkujtojmë qytetarët se Konkluzionet e Komisionit Evropian obligojnë Qeverinë të përmirësojë situatën në lidhje me shprehjen e lirë dhe liritë e medieve si kusht esencial të identifikuar në Studimin e Fizibilitetit”, thotë kjo ministri.
Institucionet e Kosovës, sipas MIE, janë të përkushtuara për respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore, politike dhe fetare duke respektuar dhe mbrojtur të gjitha kategoritë kushtetuese.
“Ekstremizmi i çfarëdo lloji nuk është produkt vendor por fenomen i importuar nga shtetet fqinje dhe shoqëritë tjera. Ministria e Integrimeve po ashtu njofton se për vitin 2013 ka ndarë buxhet të veçantë për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, liritë mediale dhe për kundërshtimin e diskriminimit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.
Kosova, sipas Ministrisë për Integrim, nuk do të jetë teren për veprimin e grupeve që cenojnë të drejtat dhe liritë e cilido minoritet. “Ky premtim është bazë e dedikimit tonë për anëtarësinë në familjen e kombeve evropiane”, thuhet në fund të reagimit.
Ndryshe ky ishte takimi i parë serioz ku diskutohej për seksin dhe në veçanti marrëdhëniet me të njëjtën gjini në Kosovë.
Pavarësisht që me kushtetutë, Kosova i ka të lejuara martesa me të njëjtën gjini, kjo po dëshmon se në Kosovë akoma mbesin tabu çështjet që lidhen me seksin. Por nuk janë vetëm në Kosovë, reagime ka pasur edhe në vendet e rajonit për paradën e homoseksualëve.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













