Kosova
Telekomi i Kosovës duhet të privatizohet
Telekomi i Kosovës, në një afat prej dy vjetësh duhet të privatizohet, si formë e vetme e mbijetesës
Greva e punëtorëve të Postës së Kosovës është ndërprerë. Dhënia e pagave ka nisur pas pagesës që ka bërë Telekomi i Kosovës për shfrytëzimin e objekteve të postës.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka përmes një konference për media, raporton KTV.
Lluka ka thënë se janë takuar me përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të Postës dhe kanë arritur në marrëveshje për anulim të grevës, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se kjo është një zgjidhje afat shkurt, por në të ardhmen pritet rritja e shërbimeve të postës me qëllim të rritjes së të ardhurave vetanake.
Derisa për Telekomi e Kosovës ka treguar se përmes një afati prej dy vjetësh pritet privatizimi, si forma e vetme e mbijetesës.
Lluka ka folur edhe për krizën në Telekomin e Kosovës për të cilën tha se e kjo ndërmarrje do të privatizohet po nuk do ndodh tani për shkak se nuk ka investitorë të interesuar për shkak të gjendjes, derisa theksoi se Posta do të vazhdojë punën e saj si ndërmarrje shtetërore.
“Telekomi do të privatizohet, e vetmja formë për të siguruar një ekzistencë edhe për ata punëtorë edhe për Telekomin është privatizimi, jo tani sepse ka vështirësi të mëdha financiare dhe nuk ka të interesuar investitorë të huaj, por në një kohë afatmesme diku rreth dy vite besoj që duhet të privatizohet. Ndërsa Posta duhet të mbetet shtetërore por duhet të ndihmohet”, tha Lluka.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













