Muzikë
Tedi Papavrami dhe Maki Okada, së shpejti, koncert në Tiranë
Bëhet e ditur se Harabel Contemporary Art Center do të sjellë së shpejti në Tiranë violinistin e mirënjohur, Tedi Papavrami, në një koncert në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit. Kësaj here violinisti Papavrami kthehet në vendlindje për të interpretuar përkah bashkëshortes së tij, pianistes japoneze, Maki Okada, përcjell albinfo.ch.
Në pjesën e parë të koncertit të datës 14 dhjetor do të interpretohet nga Debussy, Sonatë për violinë e piano në Sol minor si dhe nga Faure, Sonatë për violinë e piano në La mazhor. Në pjesën e dytë partnerët në skenë e në jetë do të sjellin dy sonata të tjera nga Schumann dhe Brahms.
Tedi Papavrami u konsiderua një “enfant prodige” që në vegjëli sa u përket aftësive interpretative. Në shtator 1982 qeveria franceze i ofroi një bursë studimi në Francë, ku studioi pranë Conservatoire National Superieur de Musique në Paris, nën drejtimin e Pierre Amoyal. Në vitin 1985 fitoi konkursin “Rodolfo Lipitzer” në Gorizia, më 1986 fiton me unanimitet “Çmimin e parë të Konservatorit të Parisit, në vitin 1987 mori diplomën e Konservatorit të Losanës. Ka fituar vazhdimisht çmime si dhe ka interpretuar me orkestra prestigjioze nga vende të ndryshme të botës.
Ndërsa Maki Okada ka përfunduar studimet në Toho Gakuen School of Music në Tokio, e më pas në Francë. Lidhjet e krijuara gjatë kësaj kohe me Francën dhe Evropën shënuan zhvillimin e saj muzikor, tashmë në repertorin për violinë dhe piano, ku fokusohet me bashkeshortin Tedi Papavrami. Së bashku në vitin 2018 ata morën çmimin Barocsaal në Kioto, për koncertin më të mirë të sezonit.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












