Lajme
Të vaksinuarit kanë 80 herë më pak rrezik infektimi se sa të pavaksinuarit
Incidenca 14-ditore në këtë periudhë në mesin e të vaksinuarve është 2.6 raste për 100,000 banorë. Tek të pavaksinuarit ajo është 216 në 100 mijë banorë
Sipas një raporti nga RTS (Televizioni Zvicrës Frankofone) njerëzit që janë vaksinuar plotësisht aktualisht kanë një rrezik 80 herë më të ulët për t’u infektuar me Covid. Kjo tregohet nga të dhënat e fushatës së vaksinimit në Vaud, të disponueshme për televizionin në fjalë.
Shifrat tregojnë ndryshimin sa i përket rrezikut të infektimit midis njerëzve të vaksinuar plotësisht dhe atyre të pavaksinuar.
Sipas të dhënave të mbledhura nga “Unisanté Lausanne” me autorizimin e mjekut të Kantonit të Vaudit 1,030 raste të reja të koronës janë regjistruan në këtë kanton në dy javët e fundit të korrikut, transmeton albinfo.ch. Vetëm 9 nga ata që rezultuan pozitivë ishin të vaksinuar plotësisht (me të dy dozat e vaksinës).
Kjo do të thotë që incidenca 14-ditore në këtë periudhë në mesin e të vaksinuarve është 2.6 raste për 100,000 banorë. Ndërsa tek ata që nuk janë vaksinuar, ajo është 216 në 100 mijë banorë ose rreth 80 herë më e lartë.
Sipas RTS, të dhëna të tilla nuk janë të disponueshme në shkallë vendi sepse BAG nuk i grumbullon ato.
Statusi i vaksinimit nuk regjistrohet sistematikisht në testet laboratorike, përcjell albinfo.ch. Numri prej 300 infeksionesh të njoftuara kohët e fundit nga BAG në mesin e njerëzve të vaksinuar që nga fillimi i vitit, i cili bazohet ekskluzivisht në raportet klinike, del kështu shumë i nënvlerësuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












