Lajme
Të rinjtë zviceranë vendosin standarde të reja në blerjet online
Të rinjtë zviceranë nga 18 deri në 27 vjeç realizojnë mesatarisht 82 blerje online në vit, duke tejkaluar dukshëm brezat më të vjetër dhe duke orientuar tregun drejt qëndrueshmërisë dhe fleksibilitetit.
Një anketë e realizuar nga kompania e shpërndarjes Geopost, pronare e shërbimit postar DPD, ka analizuar zakonet e blerjes së mbi 30 mijë personave në 22 vende evropiane. Në Zvicër morën pjesë mbi 1,000 të anketuar.
Sipas rezultateve, pjesëtarët e Brezit Z (18–27 vjeç) kryejnë mesatarisht 82 blerje online në vit, krahasuar me 57 blerje mesatarisht nga popullsia më e vjetër (deri në 70 vjeç). Rreth një e pesta e të gjitha blerjeve të tyre realizohet përmes internetit.
Preferojnë produkte të përdorura dhe platforma sociale
Të rinjtë shfaqin një prirje të fortë drejt platformave që ofrojnë produkte “secondhand”. Rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram rezultojnë më të përdorurat për blerje online nga kjo grupmoshë, madje më shumë se TikTok, transmeton albinfo.ch.
Anketa tregon gjithashtu se më shumë se gjysma e të rinjve në Zvicër deklarojnë se janë plotësisht të pavarur financiarisht — një përqindje më e lartë se mesatarja evropiane prej rreth 40%.
Të vetëdijshëm për mjedisin, por me dilema
Gati dy të tretat e të anketuarve nga Brezi Z shprehen të gatshëm të paguajnë më shumë për produkte miqësore me mjedisin dhe po aq deklarojnë se bëjnë sakrifica për të mbrojtur planetin. Njëkohësisht, shumica pranojnë se janë të shqetësuar për ndikimin e tregtisë elektronike në shoqëri.
Krahasuar me ta, brezat më të vjetër shfaqin 10–15% më pak angazhim ndaj çështjeve të qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së natyrës.
Sfidat për kompanitë e shpërndarjes
Rritja e blerjeve online po ndryshon edhe kërkesat ndaj shërbimeve postare. Sipas drejtuesve të DPD Switzerland, për Brezin Z prioritet janë fleksibiliteti në kohë dhe vend, si dhe kontrolli mbi porositë. Dorëzimet në pika grumbullimi, kuti automatike apo kioska po fitojnë rëndësi krahas dërgesave tradicionale në shtëpi.
Duke qenë se katër në pesë të rinj blejnë ose shesin përmes platformave të produkteve të përdorura, rrjeti lokal i dërgesave dhe opsionet fleksibile të tërheqjes konsiderohen thelbësore për të përmbushur pritshmëritë e këtij brezi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












