Koronavirusi: çast pas çasti
Të pasurit rritin pasurinë në kohë të pandemisë
Covid 19 ka shtyrë shumë njerëz në varfëri, por ka sjellë përfitime të jashtëzakonshme për më të pasurit duke rindezur apelet për taksa më të drejta
10 nga njerëzit më të pasur në botë kanë rritur pasurinë e tyre të stërmadhe me më shumë se 400 miliardë dollarë që kur pandemia e koronavirusit nisi ndërsa bizneset e tyre u ndihmuan nga izolimet dhe krizat financiare në të gjithë globin.
Pasuria shtesë e akumuluar nga vetëm 10 persona, afërsisht 450 miliardë dollarë sipas Forbes, gjatë nëntë muajve të shkuar, është më e lartë se shifra që qeveria britanike vlerësohet se ka shpenzuar për të luftuar pandeminë dhe dëmet ekonomike që ajo ka shkaktuar për 66 milionë banorët e saj, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Në një raport, grupi Amerikanët për taksa të drejta, vlerëson se pasuria e përbashkët e 651 miliarderëve të Amerikës është rritur me 1.1 trilionë dollarë në të njëjtën periudhë.
Fitimet e tyre gjatë pandemisë janë aq të jashtëzakonshme sa që miliarderët e Amerikës mund të paguajnë një pako të stërmadhe shpëtimi për koronavirusit dhe të mos humbasin as edhe një cent nga pasuria e tyre e para pandemisë.
Jeff Bezos, themelues i Amazon, pa që pasuria e tij të rritet me 70 miliardë dollarë nga marsi për të regjistruar 185 miliardë dollarë gjithsej ndërkohë që qindra e miliona njerëz kanë qëndruar në shtëpi, duke u detyruar të kthehen tek porositë online.
Të tjerë pjesëtarë të elitës super të pasur që kanë parë përfitime të jashtëzakonshme financiare gjatë pandemisë janë Elon Musk, Bernard Arnault i portofolit të markave luksoze LVMH, Mark Zuckerberg i Facebook dhe Larry Page i Google.
E-Diaspora
-
Një mbrëmje plot risi dhe frymëzim Ngjarja në Google Cyrih ishte një moment historik në misionin e swissalbs për të promovuar dhe...
-
Komuniteti shqiptar në Itali merr pjesë në “Festën e Popujve” në Bari
-
Albian Hajdari mund të jetë befasia e Zvicrës në Evropian
-
Shqiptari në Angli fsheh drogë në çorape, dënohet me tre vjet burgim
-
Itali: Shqiptari e godet 8 herë me thikë ish-pronaren e hotelit ku punonte
Jeta në Austri
-
Kombëtarja shqiptare vendoset në Grac të Austrisë Në Austri kombëtarja do të qëndrojë deri më 8 qershor...
-
Gjashtë gjëra që duhet t’i dini për vizitat te mjeku në Austri
-
Kur janë pushimet shkollore në Austri në vitin 2024?
-
A është më mirë të marrësh me qira apo të blesh pronë në Austri tani?
-
Presidentja Osmani arrin për vizitë në El Salvador, pritet me ceremoni shtetërore