Shqipëria
Të pasurit po pasurohen, të varfrit po varfërohen
Diferenca në mes të pasurve dhe të varfërve po vazhdon të thellohet në Shqipëri.
Kjo është dëshmuar sipas Anketës së Buxhetit të Familjes për vitin 2016, publikuar nga Instituti i Statistikave, raportojnë mediat shqiptare.
Rreth 90% e familjeve shpenzojnë 78.3% të vlerës së konsumit gjithsej, me një mesatare të shpenzimeve për konsum prej 63.609 lekë në muaj. Nga ana tjetër 10 % e familjeve shpenzon 21,7 % të konsumit gjithsej, me një shpenzim mesatar prej 158.946 lekë në muaj, përcjell albinfo.ch.
Konsumi për banor i 90 % të familjeve me shpenzimet më të ulëta është mesatarisht 18.119 lekë në muaj, ndërsa 10 % e familjeve me shpenzimet më të larta, është mesatarisht 62.562 lekë në muaj për kokë banori.
Shpenzimet mesatare të konsumit për banorë, ruajnë të njëjtën tendencë të rritjes së shpenzimeve nga të dy shtresat e popullsisë që i referohen 10 dhe 90 përqind të NjEF.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











