Lajme
Të paktën katër të vdekur në jug të Floridas
Të paktën katër persona kanë vdekur në jug të Floridas, si pasojë e tornadove para uraganit “Milton”.
Para se uragani të arrinte në tokë, shirat e dendur dhe tornadot goditën pjesë të jugut të Floridas të mërkurën në mëngjes, raporton “AP”.
Drejtori i Departamentit të Floridas për Menaxhim të Emergjencave, Kevin Guthrieve, ka deklaruar se rreth 125 shtëpi u shkatërruan para se të arrinte uragani, shumica prej tyre shtëpi të lëvizshme për të moshuar.
Nga ana tjeter, guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, ka thënë se stuhia ka sjellë shumë dëme e shkatërrime.
“Do të kuptojmë me kalimin e ditës përmasën e dëmeve”, ka thënë ai në një adresim për media, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











