Tematike
«Të integruar, por jo të asimiluar»
Për politikanin komunal gjenevas, Denis Menoud, të huajt e natyralizuar vuajnë nga mosnjohuri të duhura për Zvicrën
Për të zgjedhurin komunal nga Gjeneva, Denis Menoud, i dalë nga formacioni i së djathtës së fortë MCG (Mouvement citoyens genevois, ose Lëvizja Qytetare Gjenevase), personat që janë të natyralizuar nuk kanë njohuri të duhura për të drejtat dhe obligimet e tyre, si dhe njohuri të përgjithshme qytetare, gjeografike dhe historike për Zvicrën, njofton e përditshmja «Le Matin».
Sipas tij, kjo situatë «është me të vërtetë për keqardhje» dhe se «zviceranët e rinj, veçanërisht ata të Gjenevës, janë të integruar, por jo të asimiluar dhe se «ata nuk i njohin mirë traditat e vendit të tyre të ri».
Mendimin e një përforcimi e masave në këtë drejtim e mbështesin po ashtu edhe politikanët e tjerë të djathtë të dalë nga UDC-SVP, apo PLR-FDP. Ndërsa nëse socialisti Luc Broch e cilëson trajnimin si ide të mirë, «me një trajnim me pageë, do të kemni dy kategori të të natyralizuarve, nga ata që mund të paguajnë dhe nga ata që nuk munden. Veç kësaj, mendoj po ashtu se edhe zvicerani i rëndomtë do të mund të përfitojë nga ky lloj njohurie për sistemin tonë politik. Ndoshta edhe shkolla publike do të duhej ta përforcojë këtë lloj mësimi», ka përfunduar ai.
Si zgjidhje për këtë problematikë, Denis Menoud propozon një trajnim dhjetorësh për qytetarët për të mësuar se ç’është një qytetar i mirë. Ky trajnim që do të realizohej nga ai vetë, në shoqërim të një avokati si dhe historiani, do të kushtonte 320 franga zvicerane për person dhe 540 për një çift.
Për të deleguarin kantonal për integrim, André Castella, jemi duke punuar me Zyrën kantonale të natyralizimeve për një lloj të tillë trajnimi dhe se jemi në pritje të realizimit të tij». Detajet e këtij projekti do të komunikohen së shpejti.
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave














