Integrimi
Të gjitha rrugët çojnë në “Salmen”
Nëse ka një lokal që identifikohet si pikë takimi për shumicën e aktiviteteve të mëdha të shqiptarëve në regjionin e gjerë të Cyrihut, atëherë ai pa mëdyshje është restoranti “Salmen” në Schlieren të Cyrihut
Kështu është së paku nga viti 2002, kur restorantin në qendër të Schlierenit, një komunë kjo ngjitur me qytetin e Cyrihut, e kanë marrë në menaxhim shqiptarët.
E kishin trashëguar restorantin nga njëri-tjetri shqiptarët, tashmë familja Komani për disa vite e menaxhon këtë restorant në zemër të Schlierenit. Ndërsa nga 2008 “timonin” e kishin marrë Fanoli (26) dhe Manueli, (24), dy gastronomë të rinj të po kësaj familje.
Këto ditë Komanët e kanë nënshkruar edhe kontratën për 15 vjetët në vijim.
Njëri ka kryer zanatin për kuzhinier ndërsa njëri hotelerinë.
Para se të vijnë në Schlieren, babai i tyre e kishte një firmë molerash të cilën e kishte drejtuar për 20 vite në Zvicër.
“Të gjithë e dijnë se jemi shqiptarë dhe të gjithë vijnë te ne, si banorët vendës, komuna po ashtu edhe nga institucionet tjera lokale, policia etj.”, thotë përalbinfo.ch, Manueli. Kështu ai dëshiron të theksojë faktin se me punë e cilësi janë hequr paragjykimet eventuale që mund të kenë qenë ndaj shqiptarëve.
Parlamenti i Komunës së Schlierenit mban rregullisht mbledhjet në “Salmen“
“Tashmë ka ndryshuar gjithçka. Të gjitha arrihen me shkollë dhe punë. Kështu për shembull, këshilltari im në bankë është shqiptar, ai në sigurime është po ashtu shqiptar. Do të thotë këto arrihen me përgatitje të mire profesionale”, thonë dy menaxherët duke vënë theksin në rëndësinë që ka shkollimi i brezit të ri të shqiptarëve në Zvicër.
Përgjatë këtyre 15 viteve janë me qindra manifestimet që janë organizuar në sallat e “Salmenit”. Shumë përvjetorë të pavarësisë së Kosovës e të Shqipërisë kanë bërë bashkë shqiptarët e Zvicrës pikërisht në “Salmen”.
“Për vitin e ardhshëm është rezervuar salla disa herë me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Fjala është për një sallë me kapacitet prej 600 personash, ku punojnë 16 punëtorë.
Përveç kësaj deri tani edhe Parlamenti i Komunës së Schlierenit ka mbajtur rregullisht mbledhjet në “Salmen“.
Këtu i kanë dhënë fund beqarisë yjet si Shkodran Mustafi dhe Seferoviq
Në rrëfimin e tyre për popullaritetin e “Salmenit” dy Komanët na e zbulojnë edhe këtë segment të veprimtarisë: dasmat e festuara këtu. Dhe në veçanti dasmat e dy yjeve të futbollit. Kështu, Shkodran Mustafi kishte zgjedhur pikërisht këtë vend për t’i dhënë fund beqarisë, dmth për dasmën e tij me Vjosa Kabën. Dhe të njëjtën e kishte bërë edhe futbollisti i kombëtares zvicerane, boshnjaku Haris Seferoviq me dasmën e tij.
Aty frekuentojnë të gjithë jo vetëm shqiptarët ndërsa ofrohet kuzhinë italiane dhe meditarene, bëjnë pica të freskëta në furrë druri.
Për secilin ka vend në “Salmen”, varësisht prej buxhetit që kanë. Do të thotë mund të vijnë të drekojnë apo darkojnë me një buxhet të vogël.
Madje janë të shumta firmat shqiptare që i organizojnë darkat e fundvitit, pikërisht në “Salmen”.
Ndryshe, “familja Komani nga Gjakova menaxhon mbi 10 restorane nëpër Zvicër”, i numëron Manueli, i cili paralajmëron vitin e ardhshëm dy projekte investimesh në Cyrih.
Qysh tash, salla e rezervuar disa herë për manifestimin e 17 Shkurtit
“Për vitin e ardhshëm është rezervuar salla disa herë me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Fjala është për një sallë me kapacitet prej 600 personash, ku punojnë 16 punëtorë.
E-Diaspora
-
“Netët e filmit shqiptar” në 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, në Cyrih Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër: "Nëntori Shqiptar" pjesë e festimeve të 80-vjetorit të çlirimit,...
-
Diamant Salihu është nominuar sërish për Çmimin e Madh të Gazetarisë
-
“Alpha & Partner Vermögensmanagement GmbH” ju këshillon si të menaxhoni pasurinë
-
Kosovë: Një grup ish-studentësh të Harvard-it kanë krijuar çmimin prestigjioz “Harvard Prize Book”
-
Kurti të dielën do të takojë mërgatën në Gjermani
Jeta në Austri
-
Çfarë zbulon Dita e Pagave të Barabarta për hendekun gjinor të pagave në Austri këtë vit Hendeku gjinor i pagave ndryshon ndjeshëm në gjithë Austrinë, në varësi të rajonit. Këtu janë rajonet...
-
Firmat austriake investojnë 404 milionë euro në sigurinë e punëtorëve
-
Austriakët shpenzojnë shuma rekorde për të ngrënë jashtë
-
“Alpha & Partner Vermögensmanagement GmbH” ju këshillon si të menaxhoni pasurinë
-
Salzburg: I riu nga Kosova zë vendin e dytë për piano