Maqedonia

Taravari: Vota e shqiptarëve nuk duhet të preket

Kandidati për president në Maqedoninë e Veriut nga radhët e VLEN, Arben Taravari ka folur pas mbylljes së vendvotimeve.

“Të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit tanë janë ata që e kanë në dorë fitoren. Jemi të gjithë këtu de do t’i garantojmë secilit se vota do të jetë e sigurt dhe vullneti demokratik i qytetarit do të shprehet ashtu si duhet. Vota e shqiptarëve nuk duhet të preket. Tërmeti nisi sot me pjesëmarrjen masive por dridhjet e fundit do të jenë më 8 maj kur janë zgjedhjet parlamentare”, tha Taravari, transmeton albinfo.ch.