Kosova
Tanja nga Suedia kërkon prindërit e saj biologjikë në Pejë
Asaj i mungojnë faqet e para të librit të saj të jetës, ka shumë pyetje, përgjigjet e të cilave mund t’i gjejë pikërisht në qytetin e Pejës
Tanja, është një vajzë 36 vjeçare që jeton në Suedi. Ajo ka ardhur në Kosovë, në Pejë dhe ka një histori prekëse për të treguar. Tanja është rritur në Suedi, ku dhe ka kaluar gjithë jetën e deritashme por rrënjët e saj janë në Pejë…
Historia e saj plot emocion, tregon për një vajzë të vogël e cila kishte fatin që gjatë gjithë jetës të kishte këtë lumturi, por jo në familjen e saj të vërtetë, gjë për të cilën ajo nuk e kishte idenë.
Ajo ishte adoptuar nga një familje sllovene, e cila i kishte thënë se kur ishte foshnje është gjetur në shkallët e objektit të policisë, thuhet në një realizim të Tv Dukagjini.
Por, pas 36 viteve, ajo ka vendosur t’i kërkojë prindërit e saj biologjik, e cila edhe pas tërë këtyre viteve festat i kalon vetëm dhe në mendime të thella mbi jetën saj.
Ajo ka ardhur nga Suedia dhe për herë të dytë ka vendosur që në këtë periudhë të jetë në qytetin e Pejës, mirëpo jo për të festuar.
Asaj i mungojnë faqet e para të librit të saj të jetës, ka shumë pyetje, përgjigjet e të cilave mund t’i gjejë pikërisht në qytetin e Pejës.
Peja është vendi ku shpreson se mund të gjejë përgjigje. Ajo se çfarë po kërkon nuk mund të përfundoj brenda një dite, muaji apo edhe viti.
Kështu edhe në polici mori këtë përgjigje, se ka kaluar periudhë e gjatë por do t’i ndihmojnë në rastin e saj.
Deri më tani, ajo ka arritur të gjejë disa dokumente të cilat tregojnë diçka por jo mjaftueshëm. Mungesa e informatave për këtë periudhë, bënë që të imagjinoj mundësi të ndryshme të asaj se çfarë ka ndodhur.
Por Tanja thotë se nuk do të ndal kërkimin që ka filluar, dhe do të vazhdoj këtë rrugëtim për të kuptuar diçka që mund ta zgjidh misterin e jetës së saj.
Ajo thotë se ndoshta mund të jetë shumë vonë, ndoshta ajo po ndjek një hije, por përgjigjet që kërkon po-ashtu mund të jenë në rrugët e qytetit të saj të lindjes.
http://www.kosovaime.tv/histori-prekese-vajza-shqiptare-nga-suedia-pas-36-viteve-kerkon-prinderit-saj-biologjik-ne-peje-video/
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











