Futboll
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Kapiteni i Fortuna Düsseldorf U13 vazhdon të spikasë me paraqitjet e tij, ndërsa bashkëpunimi me Adidas konsiderohet një tjetër hap i rëndësishëm në zhvillimin e karrierës.
Futbollisti i ri shqiptar, Premtim Haxhimusa, po vazhdon të tërheqë vëmendjen në Gjermani me paraqitjet e tij premtuese në futbollin e moshave, transmeton albinfo.ch.
Kapiteni i ekipit U13 të Fortuna Düsseldorf ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke nënshkruar kontratë bashkëpunimi me gjigantin e pajisjeve sportive, Adidas.

Ky bashkëpunim vlerësohet si dëshmi e potencialit dhe talentit që Premtimi ka shfaqur në vitet e fundit, duke u dalluar për cilësitë e tij në fushë, disiplinën dhe rolin udhëheqës si kapiten i ekipit.
I konsideruar si një nga talentët premtues me prejardhje shqiptare në Gjermani, Haxhimusa po ndërton gradualisht rrugën drejt një karriere të suksesshme në futboll, ndërsa nënshkrimi me Adidas përbën një tjetër arritje të rëndësishme në këtë rrugëtim./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











