Uncategorized
Taksa ekologjike, vetëm për mjedis
Ministri Gashi në një konferencë për media tha se taksa ekologjike dhe taksat tjera që mblidhen në emër të mbrojtjes së mjedisit do të shkojnë vetëm për ambient.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Dardan Gashi i garantoi qytetarët, se taksa ekologjike e cila ka nisur të aplikohet nga korriku i këtij viti për automjete, do të shkoj për çështje ekologjike dhe mjedisore. Ai po ashtu paralajmëroi rregulla shtesë për “varrezat e makinave”.
Ministri Gashi në një konferencë për media tha se taksa ekologjike dhe taksat tjera që mblidhen në emër të mbrojtjes së mjedisit, do të menaxhohen nga Ministria e Mjedisit dhe do të dedikohen vetëm për këtë sferë e jo për aspekte tjera.
Reagimi i tij pasoi shqetësimin e qytetarëve të Kosovës, të cilët shumë herë kanë reaguar duke thënë se taksa ekologjike për automjete, po behet si plaçkë e qeverisës për mbushje të buxhetit. Madje është thënë se edhe kjo taksë do të shkoj sikurse ajo për mirëmbajtjen e rrugëve, pa destinacion dhe pa mbulesë.
“Për të siguruar se këto mjete do të derdhen në fonde për përmirësimin e çështjeve mjedisore në Kosovë, Ministria është duke përgatitur Ligjin për fondin e mjedisit, që është duke u punuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe ky ligj shpresoj dhe jam i sigurt se do të miratohet këtë vit”, tha ai.
Ministria e Mjedisit…, siç tha Gashi, ka hartuar edhe një rregullore administrative e cila ka për qëllim vënien e rregullave strikte për funksionimin e varrezave të makinave. Gashi tha se kjo rregullore do të miratohet javën ardhshme, ndërsa kompanitë kanë afat 90- ditë që t’i përmbushin rregullat.
“Kompanitë duhet të sigurojnë që materialet e rrezikshme që nxirren nga makinat, vajrat e përdorura, acidet nga akumulatorët etj, duhet të vendosen në kontejnerë të caktuar dhe nuk mund të derdhen nëpër kanalizime, lumenj apo edhe në tokë. Kompanitë që janë të gatshme t’i bëjnë këto investime, mund të vazhdojnë punën, të tjerat do të mbyllen”, tha ai.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













