Bota
A do takohen gjatë majit Trump dhe Kim në Zvicër?
A do përsëritet edhe njëherë viti 1985?
Presidenti amerikan Donald Trump (71) ishte i gatshëm të takohet ose diskutojë me udhëheqësin Kim Jong Un (34). Këto deklarata ai i bëri gjatë fushatës zgjedhore, shkruan “Blick”. Tani Trump kërkon ti jap fund kontestit bërthamor me Korenë e Veriut dhe për zgjidhje “janë planifikuar takime”, sqaroi ai gjatë natës së shkuar në Twitter, informon albinfo.ch.
Po a do kryhet takimi historik në Zvicër?
“Zvicra është në bisedime me të gjitha palët”, tha Carole Wälti, zëdhënësja e departamentit të jashtëm zviceran (EDA) për BLICK. “Është në dorë të palëve pjesëmarrëse, për të vendosur nëse pajtohen për t’u takuar.” Zvicra si shtet neutral më së miri mund të organizonte një takim të tillë, bile edhe Trump edhe Kim e njohin mjaft mirë vendin. Ky i fundit ka qëndruar disa vjet në Bernë, ku ka ndjekur shkollën.
Kur Gjeneva bëri historinë në 1985
Gjatë nëntorit 1985 në Gjenevë të Zvicrës u bë takimi i lartë mes presidentit të atëhershëm amerikan Ronald Reagan dhe ish sekretarit gjeneral të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste sovjetike Michail Gorbaçov. Ky ishte takimi i parë mes tyre dhe më pas ndodhi procesi i rrëzimit të Murit të Berlinit 1989, që ndante Gjermaninë dhe në 1991 u shpërbë Bashkimi Sovjetik.
Sinjalet e para të zbutjes së konfliktit mes Koresë Veriore dhe SHBA-së me aleatë, kishte gjatë Lojërave Dimërore Olimpike, ku një delegacion i vendit vizitoi Korenë Jugore.
Udhëheqësi i delegacionit të Koresë Jugore që më pas vizituan Veriun, Chung Eui Yong, thekseoi se Kim Jong është i gatshëm të ndalojë testet bërthamore dhe se një takim i lartë mes Trump dhe Kimit mund të ndodhë më së voni deri në maj.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë











