Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME, organizoi takimin “B2B Kosovë – Diasporë” për rajonin e Ferizajt.
Biznese vendore dhe përfaqësues të diasporës u bënë bashkë për të krijuar kontakte të reja, për të shkëmbyer përvoja dhe për të zhvilluar mundësi të reja bashkëpunimi.

