Lajme
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum
SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet
Edhe pse iniciativa “Jo 10 milionëve” u hodh poshtë nga votuesit, partia më e madhe në Zvicër paralajmëron se kufizimi i emigracionit mbetet një nga prioritetet e saj kryesore, transmeton albinfo.ch.
Humbja e iniciativës “Jo 10 milionëve” në referendumin e 14 qershorit nuk e ka zbehur synimin e Partisë Popullore Zvicerane (SVP) për të kufizuar emigracionin.
Përfaqësues të partisë theksojnë se sfidat që lidhen me rritjen e popullsisë vazhdojnë të jenë në qendër të agjendës së tyre politike.
Edhe disa ekspertë ndajnë të njëjtin shqetësim. Ekonomisti Tobias Straumann vlerëson se Këshilli Federal duhet të paraqesë propozime konkrete për menaxhimin e emigracionit.
Sipas tij, është koha të shqyrtohen mënyra për të frenuar rritjen e popullsisë pa cenuar lëvizjen e lirë të personave. Ai rikujtoi se ide të propozuara më herët, si vendosja e një “takse mbi emigracionin”, duhet të rikthehen në diskutim. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












