Shkurt.ch
SVP, kritika qeverisë për “devijimin” e iniciativës
Po kalon viti i dytë nga votimi popullor i Iniciativës për Migracionin Masiv, të sponsorizuar nga SVP/UDC dhe vazhdojnë kundërthëniet lidhur me jetësimin e saj.
Nisur nga kjo, SVP ka shprehur në vazhdimësi kritika për mënyrën se si Këshilli Federal (qeveria e vendit) po synon ta vërë në jetë këtë iniciativë. Këtë pakënaqësi e ka shprehur së fundi kjo parti në përgjigjen e saj pas kalimit të afatit të parashikuar për konsultime. Sipas SVP-së, qeveria me propozimet e saj po e shkel vullnetin e shprehur të popullit.
Nga ana tjetër, qeveria planifikon që, duke u mbështetur në tekstin e iniciativës, të vendosë kontingjente për migrantët nga vendet e treta. Por, kur është fjala për vendet e BE-së, këto kontingjente qeveria do t`i vendoste vetëm kur Brukseli (BE-ja) konstaton se kjo është në përputhje me Marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë. Lidhur me këtë pikë, SVP/UDC-ja e kritikon të drejtën e vetos që me këtë rast i njihet BE-së.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











