Shkurt.ch
Suva “kap” dukshëm më shumë raste të abuzimit me invaliditet
"Me inkuadrimin e sërishëm të detektivëve që është mundësuar nga ligji mbi observimin, i miratuar në vitin 2018, gjatë vitit në vijim do të ketë mundësi që të pengohet abuzimi i edhe më shumë milionë frangave"
Suva, kompania më e madhe zvicerane për sigurimin invalidor, vitin e kaluar ka mbikëqyrur 1727 raste të konisderuara si të dyshimta, gjegjësisht kur është menduar se personat e siguruar po përfitonin pa të drejtë para në emër të sigurimit invalidor. Nga kjo shifër, Suva ka ndërprerë rrjedhjen e parave në 407 raste.
Shuma e kursyer në këtë mënyrë arrin në 17.3 milionë franga, që është për 4.8 milionë më shumë se një vit më parë, shkruan srf.ch.
Numri prej 1727 rasteve të dyshuara, nga gjithsej 240.000 të siguruar, është për një të tretën më i madh se ai i një viti më parë, transmeton albinfo.ch. Mesatarja e kursimit vitin e kaluar ka qenë 42500 franga për çdo rast, që është më pak se në vitin 2017, kur kjo mesatare ishte 49800 franga.
Që nga fillimi i luftimit të abuzimeve, në vitin 2007, është mundësuar kursimi i më shumë se 164 milionë frangave, bën të ditur Suva.
Me inkuadrimin e sërishëm të detektivëve që është mundësuar nga ligji mbi observimin, i miratuar në vitin 2018, gjatë vitit në vijim do të ketë mundësi që të pengohet abuzimi i edhe më shumë milionë frangave, transmeton albinfo.ch komunikatën e Suva-s. Ato i bien barrë shumicës dërmuese të paguesve të rregullt e të ndershëm të premive, thonë në Suva.
Suva bën kujdes që të mos shkelet parimi i solidaritetit. Po ashtu ajo dëshiron që të marrë seriozisht mbrojtjen e sferës private të të siguruarve ndërsa vendimet për përgjim (shfrytëzimin e detektivëve) do t`i marrë vetëm si mjet të fundit për luftimin e keqpërdorimeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore












