Shkurt.ch
Super të pasurit ikin nga Zvicra
Monako, Portugalia dhe Londra janë disa nga vendet që kanë tërhequr të pasurit me kushte më të favorshme se Zvicra.
Zvicra është një vend atraktiv për të pasurit. Megjithatë, për disa super të pasur nuk është më mjaftueshëm atraktive. Shembullin e fundit e sjell “Tribune de Genève” për Pierre Mottu, president i fondacionit Wilsdorf, i cili është pronar i kompanisë Rolex. Ai kohët e fundit kishte zgjedhur si vendbanim të ri Londrën. Miliarderi francez, Claude Berda, i cili jetonte në Zvicër, u zhvendos në Belgjikë, ndërsa themeluesi Ikea-s, Ingvar Kamprad, u kthye në Suedi.
Vitin e kaluar edhe bankieri i Gjenevës, Joseph, kishte braktisur Zvicrën, ashtu si edhe biznesmeni Gabriel Tamman kishte ikur dy vjet më parë. Sidomos atraktive për të pasurit është Monako. Tashmë 1140 zviceranë janë zhvendosur atje. Dy vjet më parë ishin vetëm 1039, që paraqet një rritje prej 10 për qind.
Eksodi i të pasurve në Zvicër përqëndrohet kryesisht në pjesën frankofone të vendin helevetik. Ministri i Financave Vaud, Pascal Brouils (FDP), për «24 Heures» tregon se të ardhurat nga taksat e të huajve kanë shënuar rënie nga 229 milionë franga zvicerane në vitin 2010, në 204 milionë CHF në vitin 2014.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











