E-Diaspora
Sulmuesi kosovar me sëpatë, shpallet i papërgjegjshëm: Dërgohet në psikiatri
Sipas vendimit gjyqësor, Fatmir H. në kohën e kryerjes së sulmit kishte qenë i sëmurë nga shizofrenia dhe për këtë arsye, nuk ka përgjegjshmëri penale
Gjykata e Landit në Dyseldorf ka dënuar shqiptarin 37 vjeçar nga Kosova, Fatmir H. të shpallur fajtor për sulmin me sëpatë, të bërë në mars të këtij viti në Stacionin Hekurudhor të Dyseldorfit. Në vend të dënimit me burg, gjykata i ka shqiptuar atij masë të mbajtjes në afat të pakufizuar në një ent psikiatrik të tipit të mbyllur, shkruan focus.de.
Sipas vendimit gjyqësor, Fatmiri në kohën e kryerjes së sulmit kishte qenë i sëmurë nga shizofrenia dhe për këtë arsye, nuk ka përgjegjshmëri penale.
Ai është gjykuar për tentimvrasje në tetë raste, gjegjësisht për sulmin me sëpatë që u ka bërë tetë personave të gjendur rastësisht në ato momente në stacion, transmeton albinfo.ch. Ai “kishte dëgjuar zëra që e kishin urdhëruar ta bënte këtë. Dhe ai e kishte bërë këtë, që të qëllohej nga poilicët”. Kështu ia kishte shpjeguar gjendjen e tij psikiatrit që ka bërë ekspertizën psikiatrike.
Duke qenë se fillimisht policia nuk kishte mundur të përjashtonte mundësinë e një sulmi terrorist, ishte ngritur shkalla e alarmit.
Pas sulmit me sëpatë, kosovari kishte kërcyer nga një urë dhe kishte pësuar lëndime të rënda.
Gjithsej 10 persona kishin pësuar lëndime të shkallëve të ndryshme si pasojë e sulmit me sëpatë, përcjell albinfo.ch. Disa prej tyre, me thyerje në kafkë dhe në shtyllën vertebrale, kishin qenë edhe në rrezik jete.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena











