Lajme
Sulm me thikë në Gjermani: Dy të plagosur rëndë para një supermarketi
Një sulm i dhunshëm me thikë ndodhi të enjten në mbrëmje në qytetin Rochlitz, në shtetin lindor të Saksonisë, duke lënë dy persona të plagosur rëndë, ndërsa policia ka arrestuar autorin 23-vjeçar të premten dhe ka nisur hetimet, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Sipas deklaratës së policisë së Chemnitz, ngjarja ndodhi pranë hyrjes së një supermarketi, ku i dyshuari i zuri pritë një gruaje 59-vjeçare dhe e goditi me thikë sapo ajo po dilte nga ndërtesa. Një punëtor 18-vjeçar i një dyqani fqinj ndërhyri për ta ndihmuar dhe gjithashtu u plagos nga sulmuesi.
Të dy viktimat u transportuan menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autori u neutralizua nga kalimtarët në vendngjarje dhe u mbajt derisa mbërriti policia. Gjatë arrestimit, i dyshuari rezistoi dhunshëm dhe sulmoi oficerët e policisë.
Sipas informacioneve paraprake, i riu kishte hyrë më herët gjatë ditës në supermarket, pavarësisht se i ishte ndaluar qasja në ambientet e tij. Një punonjës i kishte kërkuar të largohej, por nuk dihet ende nëse kjo ka ndikuar në motivin e sulmit, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet kanë hapur një hetim penal për sulm të rëndë me armë të ftohtë dhe pritet që i dyshuari të dalë përpara gjykatës për masën e sigurisë.
Ngjarja ndodh në një moment kur Gjermania është në alarm të shtuar për krimet me thikë, veçanërisht pas sulmit vdekjeprurës në Solingen në gusht të vitit të kaluar, ku disa persona humbën jetën.
Pas atij rasti, qeveria gjermane ka shtyrë përpara masa më të ashpra sigurie, përfshirë ndalimin e thikave në ngjarje publike si festivale, ndeshje sportive, dhe në stacionet e trenave, të cilat shpesh janë zona me rrezik të lartë për krime të tilla, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











