Koronavirusi: çast pas çasti
Suksesi i SHBA-së, më shumë se 100 milionë banorë të vaksinuar
Më shumë se 146 milionë njerëz kanë marrë tani të paktën njërën dozë dhe më shumë se 103 milionë të tjerë janë vaksinuar plotësisht
Numri i amerikanëve që janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit ka shkuar në 103 milionë ose 31.2 për qind e popullatës totale.
Ndërsa 44 për qind ka marrë të paktën njërën dozë. Të dhënat janë bërë publike nga qendra për kontrollin e sëmundjeve sipas të cilës numri i infektimeve ditore në SHBA tashmë ka rënë në 16 përqind.
Shifra prej mbi 100 milionë të vaksinuarish plotësisht, sipas zyrtarëve përbën një rekord që sjell optimizëm për të ardhmen.
“Unë mendoj se mund të themi me besim se më e keqja ka kaluar”, thanë ekspertët duke shtuar se Amerika nuk do të shohë më shifrat alarmante të së shkuarës. I vetmi kërcënim i mbetur, sipas tyre, është përhapja e varianteve, që do ta bënte edhe fushatën e imunizimit më të vështirë. Më shumë se 243 milionë doza vaksine janë administruar në SHBA, sipas të dhënave, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Rreth 3.3 milionë doza janë administruar nga e premtja, çka do të thotë se mesatarja shtatë ditore e vaksinimit në SHBA është rreth 2.5 milionë doza në ditë. Më shumë se 146 milionë njerëz kanë marrë tani të paktën njërën dozë dhe më shumë se 103 milionë të tjerë janë vaksinuar plotësisht.
Sidoqoftë, SHBA ka ende rrugë për të bërë drejt të ashtuquajturit imunitet të tufës, që do të arrihet vetëm kur 70-85 për qind e popullatës të jetë vaksinuar. Zyrtarët e shëndetësisë thonë se e vetmja mënyrë për të ulur numrin e viktimave është përshpejtimi i imunizimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













