Lajme
Suedia zyrtarisht heq masat kufizuese të pandemisë
Zyrtarisht, Suedia ka njoftuar heqjen e kufizimeve të vendosura nga autoritetet për frenimin e koronavirusit të ri (COVID-19).Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, në një konferencë për medie tha se vendimi është marrë me sugjerim të Agjencisë së Shëndetit Publik. Duke argumentuar se pandemia COVID-19 është nën kontroll, Andersson theksoi se virusi nuk ka dëmtuar shërbimet shëndetësore publike dhe se situata është e qëndrueshme në repartet e terapisë intensive të spitaleve, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Agjencia e Shëndetit Publik raportoi se vdekjet nga COVID-19 u rritën në 16 mijë e 28 dhe numri i infeksioneve ka tejkaluar shifrën 2,2 milionë. Të martën Danimarka u bë vendi i parë i Bashkimit Evropian (BE) që hoqi shumicën e masave kufizuese kundër COVID-19. Në të njëjtën ditë, ajo u pasua nga Norvegjia, e cila hoqi ndalimin e përdorimit të alkoolit pas orës 23:00 dhe kufirin e grumbullimeve private me jo më shumë se dhjetë persona.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












