Bota
Suedia, problem me emigrantët që thyejnë ligjin
Emigracioni dhe krimi janë kthyer në problematikat kyçe gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme në Suedi
Rreth 58 për qind e meshkujve të dënuar në Suedi për përdhunim apo tentativë përdhunimi gjatë 5 viteve të fundit janë shtetas të lindur jashtë vendit.
Këto të dhëna publikoi televizioni kombëtar suedez “SVT”, i cili kishte shqyrtuar dhe numëruar të gjitha dënimet e dhëna nga gjykatat për të prezantuar në këtë mënyrë një panoramë të plotë të krimit në Suedi.
Por, Suedia ka pasur me mijëra raste të tjera përdhunimi të raportuara, për të cilat nuk ka asnjë të dhënë etnike. Emigracioni dhe krimi janë kthyer në problematikat kyçe gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme në Suedi. Votimi do të mbahet më 9 shtator, raporton “TCH”.
Demokratët antiemigracion suedezë pritet të fitojnë terren, edhe pse kanë zbritur si forcë e tretë në sondazhin e fundit të opinionit publik.
Një program televiziv, i transmetuar këtë të mërkurë në “SVT”, bëri publik se numri i përgjithshëm i shkelësve përgjatë 5 viteve të fundit ka shkuar në 843. Prej tyre, 197 ishin nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, ndërsa 45 vinin nga Afganistani, përcjell albinfo.ch.
“Jemi tejet të qartë në program, se kemi të bëjmë me një përqindje të vogël të njerëzve të ardhur nga jashtë që janë dënuar për përdhunim”, tha kryeredaktori Ulf Johansson për BBC-në.
Ai theksoi gjithashtu se numri i përdhunimeve të raportuara në Suedi ishte edhe më i lartë, kështu që nuk mund të nxirreshin konkluzione mbi rolin e emigrantëve në agresionet seksuale.
Në kohën kur Suedia pranoi numrin më të lartë të azilkërkuesve në vitin 2015, numri i rasteve të raportuara për përdhunim ra me 12 për qind. Në pikun e krizës së refugjatëve, rreth 160 mijë emigrantë mbërritën në vendin nordik, më shumë se në çdo vend tjetër të BE-së për frymë.
Rritja e numrit të emigrantëve ngriti gjithashtu dyshime mbi aftësinë e Suedisë për t’i integruar ata. Qeveria socialdemokrate e qendrës së majtë njoftoi shumë shpejt disa kufizime, e numri i të ardhurve të rinj ra dramatikisht.
Programi i “SVT”-së zbuloi gjithashtu se në rastet kur viktima nuk e njihte agresorin, përqindja e shkelësve të huaj ishte më shumë sesa 80%. Një ish-oficer policie i lindur në Afganistan tha për emisionin në fjalë se, disa të rinj afganë që kishin mbërritur në Suedi gjatë viteve të fundit, kishin pikëpamje që ndryshonin ndjeshëm nga ideja e suedezëve mbi barazinë gjinore e seksuale.
E-Diaspora
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sërish bashkatdhetarët në Greqi se me 12 maj do të jetë...
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
-
Gjermani
Mynih: Një recital i shkëlqyeshëm për piano nga Kosti Deti
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte