Lajme
Studimi që nxjerri në pah hapësirën për përmirësim në trajtimin e diabetit në Zvicër
Diabeti është në rritje në Zvicër. Megjithatë, një studim tregon se trajtimi i sëmundjes lë shumë për të dëshiruar. Vetëm rreth gjysma e njerëzve me diabet marrin trajtimin e nevojshëm.
Një ekip nga Universiteti i Lozanës (UNIL), Spitali Universitar i Lozanës (CHUV) dhe Spitalet Universitare të Gjenevës (HUG) vlerësuan të dhënat e 12,000 njerëzve, të cilat u mblodhën midis viteve 2005 dhe 2019 në “Bus Santé” në Gjenevë, me qëllim identifikimin më të mirë të faktorëve të rrezikut për sëmundjet jo të transmetueshme, transmeton albinfo.ch.
Studiuesit zbuluan se gjatë kësaj periudhe incidenca e përgjithshme e diabetit dhe frekuenca e rasteve të padiagnostikuar ranë pak, përkatësisht nga 8.7% në 6.2% dhe nga 7% në 5.2%.
Por epidemiologu Pedro Marques-Vidal shpjegoi për agjencinë e lajmeve Keystone-ATS se njerëzit me diabet shpesh nuk ishin të gatshëm të vizitonin “Bus Santé”-n.
“Diabetikët priren të mos pranojnë ftesa për ekzaminime mjekësore”, shpjegoi specialisti, i cili ishte bashkëautor i hulumtimit.
Sipas studimeve të tjera në Zvicër, kjo do të shpjegonte rënien relative, kur prirja e përgjithshme është drejt një rritjeje të lehtë.
“Përqindja e njerëzve të trajtuar për diabetin mbeti e qëndrueshme, në pak më shumë se 50%, që është ‘relativisht e ulët’”, thuhet në hulumtimin e botuar në revistën Scientific Reports.
Për sa u përket njerëzve diabeti i të cilëve është nën kontroll, pra niveli i sheqerit në gjak i të cilëve është brenda normës, proporcioni është një e treta (34%), një shifër e qëndrueshme gjatë periudhës së raportimit.
Gratë trajtohen më rrallë
Sipas studimit, gratë me diabet në përgjithësi trajtohen më rrallë se burrat, por kanë nivele të sheqerit në gjak që janë më nën kontroll.
“Pasi trajtohen, gratë kujdesen më mirë për veten dhe i përmbahen më mirë trajtimeve. Për njerëzit që vuajnë nga obeziteti, studimi zbuloi të kundërtën: ka më shumë trajtime, por kontroll të dobët të niveleve të glukozës në gjak”, ka thënë Marques-Vidal.
Sipas studiuesve, ka vend për përmirësim si në kujdesin e ofruar nga mjekët, ashtu edhe në respektimin e trajtimit të pacientëve.
Tutje, ai ka theksuar se mjekëve shpesh u mungon koha dhe trajnimi për të dhënë këshilla dietike për diabetin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë